Efekti Trump! Drejt SHBA dhe “Alibaba”

Efekti Trump! Drejt SHBA dhe “Alibaba”

Donald Trump deklaronte në fushatë se do të rriste taksat ndaj kompanive amerikane që vepronin jashtë vendit.

Dhe ky “kërcënim” i tij duket se dha efekt.

Pak ditë më parë “Ford” njoftoi se do të investonte 1 mld dollarë në Michigan duke hapur 700 vende të reja pune, duke anuluar planin për të lëvizur drejt Meksikës.

Ditën e sotme Trump ka takuar Jack Ma, sipërmarrësin kinez që ka shpikur “Alibaba”, gjigandin kinez të tregtisë online.

Ata kanë diskutuar për një bashkëpunim të mundshëm.

Ma ka thënë se mund të bashkëpunojë me kompani të vogla bujqësore në SHBA për të shitur mallrat e tyre.

Fruta, verë dhe të tjera prodhime bujqësore që prodhohen në SHBA shumë shpejt mund të gjenden edhe në sajtin “Alibaba”.

Jack Ma është njeriu i dytë më i pasur në Kinë me 27 mld dollarë.

SHPËRNDAJE