A po zbuten tonet nacionaliste? Partitë me fjalor ndryshe pas zgjedhjeve (VIDEO)

A po zbuten tonet nacionaliste? Partitë me fjalor ndryshe pas zgjedhjeve (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Partitë të shmangin thirrjet nacionaliste dhe se nuk ka koalicionim me askënd që i fut në zjarre shqiptarët dhe maqedonasit, theksoi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti mbrëmë në intervistën në “Klik Plus”.

“Nuk do të më ketë askush partner që të nxisë luftë mes komuniteteve në Maqedoni. Aq më pak që do të ketë partner, që të më nxisë dhe të vënë shtetin në zjarr duke i fut komunitetet më të mëdha shqiptare dhe maqedonase”, u shpreh Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Edhe kryetari i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski  ka theksuar se propaganda e paguar po nxit probleme mes komuniteteve në vend.

“Të jesh patriot nuk do të thotë të jesh anti-shqiptar, ose anti-perëndimor. Gjithashtu nëse  se patriot-maqedonas nuk do të thotë se je kundër Perëndimit, BE-së, NATO-s dhe Amerikës, ndërkaq nëse je patriot-shqiptar je pro Perëndimit, BE-së, NATO-s dhe SHBA-së. Budallallëqe janë. Politikë e ndyrë e propagandës së paguar”, theksoi Nikolla Gruevski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Nga LSDM theksojnë se edhe gjatë fushatës është dëshmuar se politika e tyre nuk ka pasur elemente nxitëse nacionaliste, por zgjidhjen e problemeve reale të qytetarëve.

Me tone nacionaliste u karakterizua edhe fushata e zgjedhjeve të 11 dhjetorit, kur sipas analistëve politik shumë parti përdorën këtë kartë për përfitimin e votave./Tv21