Ballina Sport Ylli i Arsenalit rrezikon burgun

Ylli i Arsenalit rrezikon burgun

Pas Leo Messit, Javier Mascheranos, Adrianos dhe Samuel Etoo edhe Alexis Sanchez përfundon në shënjestrën e autoriteteve spanjolle për mashtrim fiskal. Sic bën të ditur gazeta “El Periodico”, sulmuesi kilian i detyrohet organeve fiskale pothuajse 1 milionë euro, më saktësisht 983 mijë e 433 euro, pasi nuk ka paguar detyrimet në lidhje me të ardhurat për të drejtat e imazhit gjatë periudhës së kaluar te Barcelona, ku qëndroi nga 2011 deri në 2014 kur u transferua më pas te Arsenali. Akuza pretendon se Sanchez ka evituar të paguante taksat duke simuluar transferimin e të ardhurave të të drejtave të imazhit në Numidia Trading Compani, një kompani që ofron lehtësira fiskale të ngjashme me ato Off shore me qendër në Maltë duke mos deklaruar ekzistencën e këtyre të ardhurave, për të cilat i duhet të paguante një përqindje shtetit spanjoll.

Në denoncimin e prokurorit Migeul Angel, Perez de Gregorio nënvizohet se në momentin e firmës me klubin katalanas, Sanchez bën të ditur se është pronar i të dhënave nga të drejtat e imazhit që nga 2008 i kishte transferuar në shoqërinë kiliane, Inversiones Alsan ku është aksioner i mazhorancës, para se ti kalonte te shopqëria më qendër në Maltë. Kjo do të thotë se sulmuesit të topcinjve i duhet të mbrohet nga dy akuza të ndara për mashtrim fiskal dhe rrezikon në këtë mënyrë burgun, sic ndodhi me Messin dhe Macheranon.

Loading...