Ballina Lajme VIDEO: Xhamat e thyer të makinave të zyrtarëve të BDI-së

VIDEO: Xhamat e thyer të makinave të zyrtarëve të BDI-së

Një grup qytetarësh u tubuan në hyrje të fshatit Çerkez të Kumanovës, duke bllokuar mbajtjen e tubimit të BDI-së dhe kryetarit të saj Ali Ahmeti me aktivistë partiak. Tubimi u organizua nga familjarë të Xhemail Rexhepit – ish-komandant Shqiponja , që u vra verën e kaluar si pasojë e pakënaqësive në degën e BDI-së në Kumanovë. Banorët parandaluar mbërritjen e makinave në lokalin ku ishte planifikuar tubimi. Por më pas eksorta e kreut të BDI-së e udhëhequr nga Ali Ahmeti ka vijuar tubimin në lokalin e caktuar në dalje të Kumanovës.