Ballina Sport Video/ ‘Kapitullon’ Shqipëria, Izraeli shënon golin e tretë

Video/ ‘Kapitullon’ Shqipëria, Izraeli shënon golin e tretë

Izraeli ka shënuar edhe golin e tretë kundër Shqipërisë. Në minutën e ’84-t ishte Atar ai i cili gjen kohë të turpërojë portierin Alban Hoxha, duke i kaluar topin në një parabolë të vogël.

Në pjesën e dytë  një “dejavu” ka bërë që edhe portieri Berisha të dënohet me karton të kuq pas incidentit të ndodhur me sulmuesin izraelit.

Menjëherë në fushë ka hyrë portieri i dytë, AlbanHoxha i cili ka bërë një pritjet të shkëlqyer duke shtyrë për pak minuta gëzimin e lojtarëve të Izraelit.

Vetëm pak minuta me pas, ai që mbrojti portën edhe gaboi, duke ia bërë më të lehtë kundërshtarëve shënimin e golin e dytë.

Gjashtë minuta nga përfundimi i kohës së rregullt ka ardhur edhe “kapitullimi” i Shqipërisë, pasi ka shënuar edhe golin e tretë.

Izraeli ka shfrytëzuar në maksimum epërsinë numerike ndaj Shqipërisë duke përfunduar ndeshjen me rezultatin 0-3.

Shqipëri-Izrael mbyllet kështu me rezultatin e turpshëm 0-3 në “Elbasan Arena”, ndërkohë që Kombëtarja “Kuq e Zi” bie më poshtë në renditjen e grupit, duke djekur kështu shpresat për në “Rusia 2018”.


GOAL HD – Albania 0-3 Israel 12.11.2016 by ushtria-Clirimtare-e-kosoves-uCk