Ballina Lajme (VIDEO) DISKRIMINIMI I SHQIPTARËVE NË BANKËN POPULLORE

(VIDEO) DISKRIMINIMI I SHQIPTARËVE NË BANKËN POPULLORE

Guvernatori i Bankës Popullore, Dimitar Bogov, ka deklaruar sot se institucioni i cili ai drejton ka përfaqësim të duhur të të punësuarëve shqiptar. Në pyetjen e TV Shenja, se pse edhe pas kaq viteve nga Marrëveshja e Ohrit, Banka Popullore nuk realizon punësime në bazë të kësaj marrëveshje, sipas së cilës 25 % të të punësuarëve duhet të jenë të përkatësisë etnike shqiptare, Bogov ka hedhur poshtë informacionet, duke i quajtur si të pavërteta. Sipas tij, numri i të punësuarëve shqiptarë në këtë institucion është i përfaqësuar në mënyrë të duhur.

“Çdokush që thotë se nuk është ashtu nuk e thotë të vërtetën. Në gjithë punësimet e reja që i kemi 5 viteve të fundit kur unë jam guvernator, përqindja e përfaqësimit të shqiptarëve është në përputhshmëri me përfaqësimin e banorëve”, deklaroi Bogov.

Pyetja e njejtë i’u parashtru edhe zëvendësit të tij, Fadil Bajrami,i cili në gjuhën maqedonase e përgjigj:

“Sot kemi temë tjetër, projeksione që janë të rregullta”, tha zv/guvernatori, Fadil Bajrami.

Por, sipas raportit të avokatit të Popullit për vitin 2015, prej 437 të punësuar në këtë innstitucion vetëm 43 janë shqiptar, gjegjësisht ky institucion përfaqësohet me vetëm 7, 8% të etnitetit të dytë më të madh në Maqedoni.

Gjithsej të punësuar437
Maqedonas381     apo      (87,2%)
Shqiptar34       apo      (7,8%)

Në vende udhëheqëse janë angazhuar gjithësej 128 persona prej të cilëve 117 maqedonas dhe vetëm 5 shqiptar.

Vende udhëheqëse të punës128
Maqedonas117    apo     (91,4%)
Shqiptar5        apo     (3.9%)

Nga gjithësej 305 vende jo udhëheqëse të punës në këtë institucion, 261 u takojnë qytetarëve maqedonas dhe vetëm 28 të punësuarve shqiptar.

Vende joudhëheqëse të punës305
Maqedonas261    apo     (85,6%)
Shqiptar 28      apo      (9,2%)

Persona të zgjedhur apo të emëruar janë katër, prej të cilëve vetëm njëri është shqiptar.

Persona të zgjedhur ose të emëruar4
Maqedonas3      apo        (75%)
Shqiptar1      apo         (25%)

Teuta Buçi /SHENJA/

Diskriminimi i shqiptarëve në Bankën Popullore by tvshenjaofficial