Ballina Bota Trump organizon festë ditën e zgjedhjeve: “E ka të sigurt fitoren!”

Trump organizon festë ditën e zgjedhjeve: “E ka të sigurt fitoren!”

SHPËRNDAJE

Donald Trump është në një garë të egër me Hillary Clinton për të fituar “punën më të rëndësishme në botë”, por duket se kandidati republikan është shumë i sigurt që do të fitojë.

Sipas raportimit të Daily Star, Trump ka organizuar një “festë fitoreje” ditën e martë në orën 3 pasditë në hotelin Hilton në Nju Jork.

Ai ka ftuar 2 mijë persona, miq, të afër dhe mbështetës.

Por çudit fakti se ai e ka organizuar festën që në orën 3, kur kutitë e fundit të votimit do të mbyllen në 10 të mbrëmjes.

“Ne kemi besimin se ai do të fitojë”, tha një prej personave të stafit të tij”.

“Do të jetë një fitore historike nga një person që ka mbledhur rreth vetes miliona njerëz”, shtoi ai.

Nëse Trump zgjidhet, ai do të jetë presidenti më i vjetër i SHBA-ve.