Ballina Bota Trump kapet mat “duke përgjuar” gruan. Për kë po voton Melania?

Trump kapet mat “duke përgjuar” gruan. Për kë po voton Melania?

Kandidati republikan për president i SHBA, Donald Trump, duket se “nuk i zë besë” askujt. Një foto e publikuar në media tregon momentin kur ai dhe bashkëshortja e tij Melania Trump, i janë drejtuar qendrës së votimit pranë shtëpisë së tyre në New York.

Kjo foto po bën xhiron e rrjeteve sociale, për faktin se Trump është kapur duke përgjuar gruan e tij.
Plot kërshëri ai hedh sytë nga fleta e votimit të Melanias, duke parë se për kë voton ajo.

Nuk dihet se për cilin kandidat ka votuar Melania, por nga shikimi i Donald Trump nuk duket se do ketë patur ndonjë gjë shqetësuese për të.