Ballina Kuriozitete Trump i merr rekordin Washingtonit: Është Presidenti më i pasur në histori...

Trump i merr rekordin Washingtonit: Është Presidenti më i pasur në histori i SHBA-ve

“Babai i Kombit”, George Washington konsiderohej si Presidenti më i pasur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Para se të bëhej President, ai ishte një fermer, ushtar dhe sipërmarrës i suksesshëm.

Pikërisht, falë aftësive në këtë fushë të fundit, para se të zgjidhej në krye të Shteteve të Bashkuara, pasuria e tij në atë kohë ishte e barasvlershme me 525 milionë dollarë në ditët e sotme.

Përveç kësaj, ai është edhe Presidenti amerikan më i paguar.

Rroga e tij ka qenë 2 për qind e GDP-së amerikane në 1789, ndërsa një tjetër fakt interesant është se George Washigton është i vetmi President amerikan që nuk ka jetuar asnjë ditë në Shtëpinë e Bardhë, pasi ajo ishte ende në ndërtim.

Washington drejtoi Shtetet e Bashkuara nga 30 prilli i vitit 1789 deri më 4 mars të vitit 1797.

Por, presidenti i 45-të i SHBA-ve, Donald Trump, arrin të thyejë rekordin e Presidentit të parë amerikan, sa i takon pasurisë.

Pasi u bë presidenti i parë amerikan që do të ushtrojë këtë detyrë pa mbajtur më parë asnjë post në administratën civile apo ushtarake amerikane, kur të hyjë në janar në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump do të bëhet edhe shefi i Shtëpisë së Bardhë më i pasur në historinë e Shteteve të Bashkuara.