Ballina Kronika Tonelata droge nga Shqipëria, shkatërrohen 3 banda në Bari. 20 në pranga

Tonelata droge nga Shqipëria, shkatërrohen 3 banda në Bari. 20 në pranga

SHPËRNDAJE

Karabinierët e Barit kanë vënë në pranga të paktën 20 persona në një operacion ku u shkatërruan tre banda kriminale që trafikonin tonelata me kanabis nga Shqipëria si dhe janë sekuestruar një arsenal armësh, mes 70 prej tyre ishin dhe mitralozë, pistoleta e municione.

Hetimet e zhvilluara që në vitin 2015, shkruan gazeta “La Repubblica”, kanë dokumentuar importin e sasive të mëdha të hashashit nga Shqipëria.

Në kuadër të këtij hetimi, autoritetet italiane njoftojnë se janë gjetur dhe sekuestruar më shumë se 3.500 armë në vitin 2014. Tre klane të ndryshme kanë importuar tonelata me hashash nga Shqipëria, shkruan “Ansa”.

Hetimi i koordinuar nga prokurori i DDA në Bari Giuseppe Maralfa, ka dokumentuar importimin e sasive të mëdha të kokainës dhe marijuanës nga Shqipëria në Roma, Milano dhe Palermo.

Gjatë hetimit ishin arrestuar 15 trafikantë të tjerë, konfiskuar 15 kilogramë kokainë dhe më shumë se 1 ton marihuanë, dhe janë gjeti në tetor 2014 një arsenal armësh në Bari.