Ballina Kronika Tmerr!Nëna i injektonte heroinë fëmijëve për t’i vënë në gjumë!

Tmerr!Nëna i injektonte heroinë fëmijëve për t’i vënë në gjumë!

Një nënë 24-vjeçare dhe i dashuri i saj kanë përfunduar në pranga, pasi akuzohen për keqtrajtim dhe sulm ndaj tre fëmijëve të tyre të mitur, pasi u kishin dhënë atyre heroinë për t’i zënë gjumi.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Uashington të SHBA-ve. Sipas ‘Daily mail’ Ashlee Hutt, kishte injektuar me shiringë drogë tek djali i saj 6 vjeç, dhe tek dy vajzat 4 dhe dy vjeç, me pretendimin për tu ‘ndjerë mirë’.

Shërbimet e mbrojtjes së fëmijëve në Uashington pohuan se kishin parë shenja injeksioni në trupin e vajzës më të vogël, e më pas kishin nisur hetimet.

Të njëjtat burime theksojnë se vetëm një muaj më vonë i biri i 24-vjeçares teksa u intervistua ka përshkruar se si ishte injektuar me gjilpërë “një përzierje të pluhurit të bardhë dhe ujë”. Ndërkohë, edhe ndaj të dashurit të saj Mac McIver, rëndojnë po e njëjta akuza.

Loading...