Ballina Kronika Tmerr në Vlorë, babai lë vajzën e tij shtatzënë, shpallet në kërkim

Tmerr në Vlorë, babai lë vajzën e tij shtatzënë, shpallet në kërkim

SHPËRNDAJE

Një person është shpallur në kërkim pasi akuzohet se abuzuar seksualisht me vajzën e tij, madje e ka lënë edhe shtatzënë.

Bëhet fjalë për 41-vjeçarin me iniciale V.Ç, me banim në Vlorë, ndaj të cilit e cila 17-vjeçare bëri kallëzim një ditë më parë, e shoqëruar nga tezja e saj.

41-vjeçari dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën muaj më parë.

Nëna e vajzës tha për mediat se më pas, e bija rezultoi shtatzënë.

“Pasi vajtëm në spital, fetusi ishte me deformime dhe mjekët vendosën ta abortonin kur fetusi ishte rreth 21-javësh“, shtoi nëna.

Pas abortit, vajza ka shfaqur probleme shëndetësore, vijoi ajo, dhe është në gjendje të rënduar psikologjike.