Ballina Kuriozitete “The Simpson” parashikoi Donald Trump president 16 vjet më parë

“The Simpson” parashikoi Donald Trump president 16 vjet më parë

Ambicien për të marrë Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump e ka shprehur më shumë se dy dekada më parë. Atëherë, por edhe deri pak ditë para votimit, të paktë ishin ata që besonin se ai do ta jetësonte këtë ambicie.

Megjithatë, është dikush që e ka parashikuar Donald Trumpin President të Shteteve të Bashkuara dhe këtë e ka bërë plot 16 vjet më parë.

Bëhet fjalë për filmin vizatimor “The Simpson”. Në episodin “Bart to the Future”, i transmetuar në mars të vitit 2000, Lisa Simpson zgjidhet në krye të Shteteve të Bashkuara duke pasuar në këtë post Donald Trump.

“Kemi trashëguar një buxhet të falimentuar nga Presidenti Trump”, thotë ajo në takimin e parë në Zyrën Ovale.

“Ishte një paralajmërim logjik për Amerikën, që dukej se po shkonte me shpejtësi drejt marrëzisë në atë kohë”, thotë skenaristi i filmit vizatimor, Dan Greaney për “The Hollywood Reporter”.

“Parashikuam që Trump do të ishte President që në vitin 2000. Në atë kohë na u duk si emri më absurd dhe shakator që mund të mendonim dhe kjo është e vërtetë edhe sot. Shkon përtej satirës”, deklaroi për “The Guardian” krijuesi i “The Simpson”, Matt Groening.