Ballina Kronika Tetovari para syve ia kidnapon të dashurën banorit të Gostivarit

Tetovari para syve ia kidnapon të dashurën banorit të Gostivarit

SHPËRNDAJE

Njëzet e tetë vjeçari nga Gostivari mbrëmë rreth orës 23 e 40 min ka lajmëruar se dhjetë minuta S.D. nga fshati Zherovjan, Tetovë, e ka kidnapuar 23 vjeçaren A.A., transmeton TetovaSot.

Dhunuesi së bashku me një burrë tjetër që e ka vozitur veturën BMV, duke u kërcënuar me pistoletë e ka marr vajzën nga opel astra e cila ka qenë me banorin e Gostivarit.

S.D. është futur në veturë e ka goditur vajzën në fytyrë, iu është kërcënuar se do ta çoj në mal.

Në orën 23 e 50 min në fshatin Cajle nga ana e patrullës së policisë janë gjetur dhunuesi dhe vajza. S.D. është arrestuar dhe mbajtur në polici.