Ballina Bota Tensionohet situata në Turqi, shpërthen godina qeveritare, plagosen disa persona

Tensionohet situata në Turqi, shpërthen godina qeveritare, plagosen disa persona

Një shpërthim ka ndodhur sot në pjesën juglindore të Turqisë, jo larg nga rezidenca e guvernatorit. Si pasojë ka mbetur i plagosur guvernatori dhe disa persona të tjerë.

Shpërthimi ka ndodhur në provincën Mardin dhe siç bëjnë të ditur mediat turke të lënduarit kanë marrë lëndime të lehta.

Faqja e internetit e lajmeve “Hurriyet” tha se shpërthimi u shkaktua nga një bombë. Ndërsa, NTV raportoi se disa njerëz janë plagosur, përfshirë edhe guvernatori i qarkut, Fatih Safiturk i cili është plagosur lehtë.

Agjencia e lajmeve e Turqisë “Ihlas” tha se përgjegjëse për shpërthimet dyshohet të jetë Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).