Ballina Lajme Taravari i përgjigjet Azbi Nuredinit

Taravari i përgjigjet Azbi Nuredinit

Arben Taravari

I nderuari miku im Azbi Nuredini, kjo përgjigje është për ty dhe për të gjithë ata që mendojnë se unë kam kthyer mendje nga deklarata ime për të qënë i 20-ti në listat zgjedhore për deputetë të ardhshëm.
Jo! Në asnjë moment nuk kam hequr dorë nga kjo dëshirë, bindje apo vizion.
Por në mbledhjen e Kuvendit qëndror të partisë pavarsisht që të gjithë u informuan me dëshirën time, të gjithë unanim vendosën që të kandidoja në pozicionin e dytë në listën përkatëse zgjedhore.
Kishte vetëm disa vota kundër dhe njëra prej tyre ishte vota ime.
I dashur mik, unë nuk i largohem mendimit tim për pozicionim sa më pak të favorshëm, por duhet të dini që qëllimi im është Liria dhe Demokracia, dhe unë do kthehesha në një diktator fashist nëse do të imponoja vullnetin e 150 anëtarëve të Këshillit që votuan pro meje!
Unë nuk kam ndërmend të shkatërroj partinë tonë të cilës i besoj dhe i bindem vendimeve të shumicës.
Nëse do kisha pasur ambicie parlamentare të mirëfillta ju siguroj që do preferoja Gostivarin apo Tetovën, qytete ku jeton familja dhe fisi im.
Vazhdoj besoj fuqimisht që jam një mjek shumë më i mirë se sa politikan dhe pas disa javësh do ti dedikohem më shumë fushës time.
Dhe një gjë miku im, nuk e besoj kurrë që populli të jetë aq naiv sa të vendosë kushte kaq qesharake si p.sh: më të mirët të jenë të fundit në listë sepse kështu do të jenë të besueshëm…sepse lind direkt një pyetje retorike-e kush duhet të jetë në krye të listës, më të Këqinjtë?!
Jam i bindur në qëllimet e tua dashamirëse, dhe e di se më keni kuptuar.
Me respekt
Arben Taravari