Ballina Lajme Taravari: Do jem i 20-ti në listë, nuk angazhohem për qëllime personale!

Taravari: Do jem i 20-ti në listë, nuk angazhohem për qëllime personale!

Sekretari i Përgjithshëm i LR-PDSH, Arben Taravari, në debatin e sotëm në emisionin Rruga Drejt.. në Alsat-M, foli për shumë çështje politike që përfshihen në platformën e LR-PDSH-së. “Përveç ndryshimeve kushtetuese, kusht tjetër për participim në qeveri do të jenë njëri nga tre postet kryesore të shtetit (kryetar parlamenti, kryeministër apo president) të drejtohet nga shqiptarët”, tha Taravari.
Gjatë bisedës për listat për deputetë sekretari i LR-PDSH Arben Taravari tha se nëse do të jetë në listë ai preferon të jetë i 20-ti dhe me këtë të krijojë një mesazh për një përfaqësim të ri në politikë. “Unë mendoj se doktor Arben Taravari mund tu shërbejë më shumë shqiptarëve se sa deputeti Arben Taravari, prandaj kam vendosur të jem i 20-ti në listën e kandidatëve për deputetë”, tha Taravari.
Sipas tij, kjo do të jetë një mesazh se askush nga ne nuk angazhohemi në LR-PDSH për qëllime personale, por për qëllime të përmirësimit kolektiv të gjendjes shqiptare në Maqedoni.

Loading...