Ballina Bota “Tani që u zgjodh Trump, Europës i duhet një ushtri e fortë!”

“Tani që u zgjodh Trump, Europës i duhet një ushtri e fortë!”

Donald Trump ka deklaruar se do të largohet nga NATO nëse zgjidhet president, dhe ndoshta do ta mbajë këtë premtim.

Ndaj përfaqësues të Bashkimit Europian janë shumë të shqetësuar për këtë gjë.

Kreu i Komisionit Europian, Jean Claude-Juncker ka reaguar lidhur me këtë temë.

Ai thotë se Europa ka nevojë për një ushtri të fortë tani, pasi nuk mund të mbështetet më te SHBA-ja.

“Europa e brishtë ka nevojë për një ushtri të fuqishme dhe duhet ta ndërtojmë një të tillë. Nuk mund të mbështetemi më te SHBA”, tha Juncker.

Ai ka shtuar se Europa ka nevojë për një super-ushtri për të mbrojtur territoret e veta, madje ka ftuar edhe Britaninë e Madhe të bëhet pjesë, pavarësisht Brexit.

Megjithatë para se diçka e tillë të ndodhë, duhet pritur vendim i Trump lidhur me të ardhmen e NATO-s.