Ballina Shëndeti Studiuesit: Për shëndetin tuaj duhet të flini vetëm

Studiuesit: Për shëndetin tuaj duhet të flini vetëm

Një studim i kryer nga psikologu dhe studiuesi Wendy Troxel ka treguar se gjumi i keq ndikon jo vetëm te personi i cili është duke fjetur, por edhe atë me të cilin ndan një krevat.

Në një artikull të botuar në vitin 2013 nga ABC News, shkroi:

“Unë dhe kolegët e mi nga Universiteti i Pitsburgut kemi gjetur se gjumi i dobët tek meshkujt manifestohet përmes ndërveprimeve me partnerin tuaj dhe të nesërmen kur është fjala për femrat, kjo është e kundërta – në varësi të çfarë lloji të komunikimit me partnerin e tyre ato kanë një ditë jo të mirë “.

Me fjalë të tjera -te femra grindjet martesore mund të sjellin netë pa gjumë, ndërsa tek burrat netë pa gjumë çojnë në grindje martesore. Këto ndërveprime krijojnë një rreth vicioz që përforcon një ëndërr të keqe dhe ka efekte negative në marrëdhëniet.

Një tjetër avantazh i fjetjes në shtretër të veçantë është jeta seksuale më e mirë. Edhe pse në dukje të parë nuk ka kuptim, personi me të cilin ju jeni vazhdimisht në shtrat bëhet “një pjesë integrale e repertorit,” dmth, në një masë ul spontanitetin dhe pasionin.