Ballina Lajme Specialja ka dëshmi se përgjimi në Maqedoni është bërë me urdhër të...

Specialja ka dëshmi se përgjimi në Maqedoni është bërë me urdhër të Gruevskit

Përgjimet në Maqedoni janë bërë me vendim të kuadrove të VMRO-DPMNE-së të instaluara në MPB, të cilët kanë keqpërdorur sistemin e sigurimit të informacioneve ku shfrytëzues janë kreu i vendit e më së shumti kryeministri Nikolla Gruevski, ka thënë ish-ministri i brendëshëm dhe lider i Partisë Demokratike Pavle Trajanov.

Jam i bindur se Prokuroria Speciale Publike ka dëshmi të shumta dhe materiale të sigurta si dëshmi se kush ka përgjuar dhe me urdhër të kujt dhe kush ka qenë shfrytëzues i informacioneve. Obstruksionet që po bëhen dhe pengesat nga ana e gjykatave dhe ky bastion që është formuar në gjykatën penale duhet të shpërbëhet, e për këtë unë propozoj që të ndryshohet përbërja e Këshillit Gjyqësor dhe gjithë gjykatësit t’i nënshtrohen rizgjedhjes, ka thënë Trajanovi, transmeton Zhurnal.

Loading...