Ballina Bota Situatë alarmante në Brazil

Situatë alarmante në Brazil

Policia e Rio De Janeros vret dyfishin e të dyshuarve në krahasim me atë amerikane

Është cilësuar si një situatë alarmante ajo e sigurisë në Brazil ku policia në Rio de Janero thuhet se vret dyfishin e të dyshuarve në krahasim me kolegët e tyre amerikanë.

Sipas të dhënave shokuese nga Instituti publik i kërkimeve në Rio de Zhanero, policia braziliane ka kryet pothuajse dyfishin e vrasjeve në krahasim me atë amerikane në nivel kombëtar. Flitet shpesh për abuzimet e pushtetit nga forcat e rendit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës por rrallë herë për situatën në Brazil dhe sidomos në Rio ku në 10 vitet e fundit janë regjistruar më shumë se 8 mijë viktima nga forcat e policisë.
Ndër të tjera, statistikat e 2016-ës vënë në dukje se si fenomeni mbetet në rritje, nga janari në shtator janë regjistruar 645 vdekje nga forcat e rendit duke kaluar numrin 635 të regjistruar në 2015-ën.
Nga ana tjetër nuk është hera e parë që flitet për përdorimin e dhunës nga ana e policisë braziliane. Një vit më parë, komiteti i Kombeve të Bashkuara akuzoi vendin amerikanojugor për vrasjen e shumë fëmijëve të rrugës nga ana e forcave të rendit, për ët spastruar qytetin në prag të lojërave olimpike të Rio De Zhaneros së 2016-ës. Akuza që më pas u konfirmuan dhe gjatë zhvillimit të lojërave olimpike një vit më parë