Ballina Kultura Shuhet në moshën 92 vjeçare, akademiku Arben Puto

Shuhet në moshën 92 vjeçare, akademiku Arben Puto

Profesor Arben Puto, akademiku dhe një nga studiuesit më të njohur të historisë së Shqipërisë, pedagog për shumë vite i lëndës së të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Tiranës, dega Juridik ka ndërruar jetë mesditën e sotme.

Prof. Puto u lind në prill 1924 në Gjirokastër dhe u shkollua në Liceun Francez të Korçës. Mori pjesë në Lëvizjen Antifashiste Nacional­ Çlirimtare dhe pas Luftës përfundoi studimet juridike në Universitetin e Moskës.

Në vitin 1991 ishte kryetari i parë i Komitetit shqiptar të Helsinkit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe më pas anëtar i tij. Ishte autor i një serë veprash mbi marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë, si dhe i historisë së vendit kryesisht në periudhën nga Pavarësia deri në Luftën e Dytë Botërore.