Ballina Lajme Rajoni Shqipëria ul ‘flamurin turk’, Erdogan lëshon një kërcënim

Shqipëria ul ‘flamurin turk’, Erdogan lëshon një kërcënim

SHPËRNDAJE

“Shqipëria ul flamurin turk në shkollat turke në vend”.

Kështu raportojnë disa media amerikane, referuar një raporti të Associated Press.

Ministria e Arsimit në Shqipëri bëri të ditur se u ka kërkuar shkollave turke të themeluara nga kleriku Fethullah Gulen që të mos përdorin flamurin dhe simbole të tjera turke.

Ministria e Arsimit thotë se reagimi ka ardhur për një ankese të bërë nga ambasada turke në Tiranë.

Ministria u ka kërkuar këtyre shkollave që të mos përdorin simbolet turke nëse nuk kanë një autorizim nga misioni diplomatik.

Turqia dhe presidenti i saj, Rexhep Taip Erdogan akuzojnë klerikun Gulen se kanë organizuar grushtin e dështuar të shtetit në korrik të këtij viti.

Erdogan është përgjigjur me dorë të hekurt, duke arrestuar mijëra njerëz.

Së fundmi janë arrestuar edhe gazetarët e një gazete të njohur.

Kjo ka sjellë reagimin e kancelares gjermane, Angela Merkel, që ka kritikuar Ankaranë.

Por të enjten, Erdogan iu përgjigj Merkel duke lëshuar një paralajmërim.

“Hej Gjermani, të jesh e vetëdijshme se kjo murtajë terrori do ju godasë si bumerang,”tha Erdogan.

“Ne jemi të shqetësuar për sjelljen tuaj. Ju i keni hapur dyert terrorit”.

Erdogan e akuzon Gjermaninë se “mbron” anëtarët e lëvizjes Gulen dhe eksponentët e partisë kurde PKK.