Ballina Lajme Shkupi lëkundet sërish nga një tërmet afro 5 ballë

Shkupi lëkundet sërish nga një tërmet afro 5 ballë

Një tërmet prej katër deri në 5 ballë ka goditur Shkupin.

Lajmin e ka bërë të ditur Observatoriumi pranë Fakultetit Mateatiko-Natyror në Shkup.

Sipas të dhënave, tërmeti ka goditur juglindjen e Maqedonisë, në orën 13 e 12 minuta.

Në disa zona lëkundjet e tokës kanë arritur në tre deri në katër ballë.

deri më tani nuk ka të dhëna nëse ka të lënduar, apo dëme materiale.

Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në Greqi, me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter.