Ballina Shkenca Shkenca ne udhekryq! Materia dhe energjia e erret e hapesires dhe filli...

Shkenca ne udhekryq! Materia dhe energjia e erret e hapesires dhe filli i Bing-Bangut

Nje nder pyetjet me themelore te fizikes dhe te kozmologjise, eshte se nga ç’ka filloi gjithçka?

Nese universi eshte krijuar prej nje shperthimi te quajtur Big-Bang, po vete ky, si u krijua dhe pse?

Ky univers, nje teresi lende e perbere prej grimcash materiale te quajtura elementare i formuar me nje kompleksitet kaq te nderlikuar, permban perveç materies grimcore te lendes materiale, edhe nje hapesire gjigande, te perbere prej nje materie te erret, e cila i mbeshtjell keto trupa qiellore. Kjo materie e quajtur e erret nuk emeton apo pasqyron asnje forme rrezatimi elektromagnetik, apo çfaredo rrezatimi tjeter, ne menyre qe te vrojtohet ne menyre te drejtperdrejte. Nderkohe prania e kesaj materie mund te deduktohet nga efektet gravitacionale mbi materien e dukshme. Kjo lende misterioze por ekzistente eshte e panjohur, edhe se ka veti te veçanta, si ate te antigravitacionit, pra ka veti shperhapese, ne kundershtim me gravitacionin.

Disa mendojne se ajo perbehet nga neutrino te renda, disa pretendojne per grimca te reja te quajtura “grimca hije” supersimetrike. Disa te tjere mendojne qe thjeshte kjo materie eshte nje mase energjie e hapesire-kohes, me veti jo grimcore.

E gjithe kjo materie e erret e pa konstatuar se çfare eshte? Studiuesit, duke u bazuar ne “Teorine e Relativitetit te Pergjithshem” te Albert Ainshtajnit, qe lidh zgjerimin e universit me sasine e plote te gjitha formave te mases me energjine ne univers, pretendojne qe ekziston nje forme e re energjie misterioze e quajtur “energji e erret”. Ajo mund te konsiderohet edhe energjia zero e vakuumit, por aktualisht, asnjeri nuk e kupton tamam apo nuk e di se çfare eshte ajo ne te vertete. Eshte nje forme hipotetike e energjise qe deperton te gjithe hapesiren, natyra e se ciles eshte pothuajse e panjohur e misterioze.

Po aq misterioze eshte se çfare ka ekzistuar para Big-Bang-ut, apo çfaredo tjeter qe mund te kete shkaktuar krijimin e universit.

Çfare ka qene ajo sasi energjie qe solli shperthimin e madh dhe formesimin e universit nga perberesit me mikroskopike, gjer te ata makroskopike. Si u krijua universi me tere derivatetet e tij, pra: A do te kemi nje tablo teorike te asaj si u formua gjithçka?!

Teorite e shumta rreth materies se erret, energjise se erret, te asaj çka ka ekzistuar para Big-Bang-ut, apo te asaj çfare ndodhi perpara se Big-Bang do te formesohej per te ndervepruar, pra fillin, jo vetem “zeron-fillimin”. por dhe çfare fshihet para “zeros-para fillimit”.

Te gjitha keto ide, teori jane thjeshte hipoteza pune, propozime hipotetike, ndoshta dhe shprehje te padijes apo “injorances” sone.

Konceptet si “kohe-hapesire-mase-energji” jane shtyllat baze ku mbeshtetet e tere ajo çka ne vrojtojme dhe mundohemi te shpjegojme.

Murtezi Muhatari e thyen kete diapazonin tone njerezor per te perceptuar diçka pertej çdo mendje te zakonshme njerezore, duke mbeshtetur idene qe: “Nese nje vdekatar kthehet ne jete, ky kthim ne jete eshte nje ligj me vete”.

Pra, mund te mendojme se: Krahas ligjeve fizike kemi dhe ligje te cilat nuk mund te konceptohen apo imagjinohen nga njeriu, nje tabu e cila po te thyhej, botekuptimi yne per boten dhe natyren tone njerezore do te ndryshonte, aq sa mund te ndikonte plotesisht ne kendveshtrimin e sejcilit prej nesh, per se si e mendon boten, ne krahasim me ate çfare ne te vertete eshte!

Fabiol Kurti