Ballina Lajme Shekerinska: Debati për listat, dëshmi se në LSDM ka demokraci

Shekerinska: Debati për listat, dëshmi se në LSDM ka demokraci

Nënkryetarja e LSDM-së Radmilla Shekerinska thotë se reagimet pas publikimit të emrave të kandidatëve për deputetë janë dëshmi se në këtë parti ekziston demokraci. Ajo bëri të ditur se për renditjen e kanidatëve dhe për të përcaktuar bartësit e listave janë realizuar mbi 500 takime.

“Ka mendime të ndryshme dhe unë nuk jam e shqetësuar po e kënaqur nga këto zhvillime. Ne duhet të vendosim nëse dëshirojmë mënyrën aktuale të qeverisjes me shtetin ku vetëm një kokë vendos për gjithçka. Pra, ne nuk dëshirojmë që Nikolla Gruevski apo VMRO – DPMNE-ja të zëvendësohet nga një politikë e ngjashme. Kjo nënkupton që ne dëshirojmë, vendimet që miratohen paraprakisht diskutohet për to. Kur për diçka diskutoni, nuk duhet të prisni që të gjithë të mendojnë njësoj”, deklaroi nënkryetarja e LSDM-së Radmilla Shekerinska.

Alsat-M