Ballina Bota SHBA, stafi i Clinton akuzon FBI-në për standarde të dyfishta

SHBA, stafi i Clinton akuzon FBI-në për standarde të dyfishta

SHPËRNDAJE

Ekipi i fushatës së demokrates Hillary Clinton ka akuzuar kreun e FBI-së James Comey se po përdor standarde të dyfishta për hetimin e rinisur ndaj Clinton për e-mailet në kohën kur ishte në krye të Departamentit të Shtetit.

Këto komente vijnë pas raportimeve në mediat amerikane se Cormey ka kërkuar që të mos akuzohet publikisht Rusia për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane, përfshirë këtu edhe mundësinë që të qëndrojë pas publikimit të këtyre mesazheve.

James Comey ka qenë pro një deklarate të përbashkët të Departamentit të Sigurisë së Brendshme dhe Zyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, bërë më 7 tetor, por ka kundërshtuar bërjen publike të kësaj deklarate para zgjedhjeve të nëntorit, pasi mund të ndikojë në zgjedhje.

Veç kësaj, stafi i Clinton kërkon nga FBI që të hetojë lidhjet e Donald Trump me Rusinë.