Ballina Bota Server sekret me Moskën? Tjetër skandal në zgjedhjet e SHBA

Server sekret me Moskën? Tjetër skandal në zgjedhjet e SHBA

SHPËRNDAJE

Duket se 7-ditëshi i fundit do të ketë surpriza të mëdha në zgjedhjet presidenciale në Amerikë.

Mediat amerikane flasin për një komunikim sekret të Donald Trump me një bankë në Rusi.

Sipas tyre, Trump kishte instaluar një server ku ruante lidhje dhe komunikime me Alfa Bank në Rusi.

Një shkencëtar kompjuterësh i mbiquajtur “Tea Leaves”, thotë se ka zbuluar ekzistencën e këtij serveri në korrik të këtij viti.

Ai thotë se Organizata Trump dhe Alfa Bank kanë pasur komunikime të shpeshta.

“Serverët ishin dizenjuar të shkëmbenin informacione në mënyrë sekrete”, deklaroin shkencëtari.

Pasi disa gazetarë nisën të investigonin, ky server thuhet se doli offline.

Alfa Bank dhe Putin kanë mohuar këtë gjë, por Hillary Clinton ka kërkuar menjëherë një hetim lidhur me këtë gjë.

Duket se intrigat në këto zgjedhje nuk do të përfundojnë kurrë.