Ballina Lajme SELMANI: BDI-JA ËSHTË FILIAL I VMRO-SË

SELMANI: BDI-JA ËSHTË FILIAL I VMRO-SË

Duke folur për mënyrën se si është qeverisur në Maqedoni gjatë bashkëqeverisjes së VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, gazetari Naser Selmani vlerëson se keqqeverisja e dyshes VMRO-DPMNE – BDI, duhet të dënohet nga qytetarët më 11 dhjetor.

“Unë nuk them që njerëzit duhet të votojnë LSDM-në, duhet të votojnë BESËN… VMRO-ja dhe BDI-ja duhet të ndëshkohen, sepse kemi të dhëna konkrete. Besoj se pas publikimit të bombave u bë e qartë mënyra e qeverisjes së këtyre dy partive. Dhe nëse njerëzit në Maqedoni janë të gatshëm t’i amnestojnë këto, këto figura politike, nesër për pasojat që do të mund të prodhojnë këto njerëz, nuk do të jenë vetëm Gruevski dhe Ali Ahmeti fajtorë, por ne do të jemi bashkëfajtor për të gjitha dëmet që do t’i shkaktohen vendit po edhe neve qytetarë”, deklaroi Selmani në emisionin ‘Arena’ në TV Shenja.

Ai shtoi më tej se BDI-ja është shndërruar në filial të VMRO-së, pasi gjatë qeverisjes me partnerin e saj e harroi programin e vetë politik, dhe në mënyrë të përpikt zbaton programin politik të VMRO-DPMNE-së.

“Qytetarëve në Maqedoni, veçanërisht shqiptarëve, u është bë e qartë se BDI-ja nuk ka politika, ato nuk kanë koncept, ato janë aty për vetveten, për të mbrojt interesat e veta dhe për të shfrytëzuar benifitet e pushtetit për qëllime individuale dhe grupore”, tha Selmani, i cili shtoi se shqiptarët me BDI-në janë të papërfaqësuar në Qeveri, sepse vullneti politik i shqiptarëve, vlerëson Selmani, nuk vjen në shprehje kur merren vendimet në Qeveri. /SHENJA/