Ballina Lajme Raufi: Zyrtarë të lartë të BDI-së kanë qenë të invlvuar në rastin...

Raufi: Zyrtarë të lartë të BDI-së kanë qenë të invlvuar në rastin e Kumanovës

SHPËRNDAJE

FILLOJNË TË PUBLIKOHEN TRANSKRIPTET

 

“ATA KANË NJOHURI SHUMË TË RËNDËSISHME PËR NGJARJET PASI KANË QENË TË INVOLVUAR NË ZHVILLIMET E KUMANOVËS DHE GUSHINCËS. NJERËZ QË KANË DËSHMI PËR PUNËN E SKENARIT PËR PUNËN E KOMUNIKATËS QË KA PAS GRUPI , KA EDHE DËSHMITARË QË JANË EDHE TË INVOLVUAR MA DREJTPËRDREJT NË KËTË RAST POR MENDOJ SE PATJETËR TRUPI GJYQËSOR NË BAZË LIGJIT DO TË DUHET TË NA PRANOJE”, KA DEKLARUAR RAUFI

Seanca gjyqësore kundër njërit nga pjesëtarët e grupit të Kumanovës, Sulejman Osmanit, të martën u zhvillua me dyer të mbyllura. Sipas avokatit Naser Raufi, prokuroria në këtë seancë ka publikuar transkriptet e bisedave telefonike që janë zhvilluar mes pjesëtarëve të grupit të Kumanovës dhe agjentëve të Drejtorisë për Siguri dhe Kundër zbulim nga 21 prilli deri më 25 prill të vitit 2015.

“Filluan telefonatat që janë ndjekur me masa të vençat të hetimit dhe i kemi dëgjuar bisedat që i ka i ka zhvilluar i akuzuari Sulejman Osmani por edhe të tjerë të akuzuar dhe të involvuar në këtë rast dhe si duket edhe nëse në seancën ku është grupi i Kumanovës do të vazhdohen këta telefonata ku ka ardhur radha e telefonatave besoj se do të përsëriten këta te njëra por besoj se do të vazhdojmë edhe me një dinamikë edhe kohën para prilli mendoj pasi që këta të akuzuar janë përcjell nga janari”, tha avokati Naser Raufi. Pala mbrojtëse insiston që dëshmitarët e propozuar, zyrtarë të lartë të BDI-së dhe VMRO-së patjetër të paraqiten në gjykatë. “Ata kanë njohuri shumë të rëndësishme për ngjarjet pasi kanë qenë të involvuar në zhvillimet e Kumanovës dhe Gushincës. Njerëz që kanë dëshmi për punën e skenarit për punën e komunikatës që ka pas grupi , ka edhe dëshmitarë që janë edhe të involvuar ma drejtpërdrejt në këtë rast por mendoj se patjetër trupi gjyqësor në bazë ligjit do të duhet të na pranoje”, ka deklaruar Raufi. Në seancën e parë e cila u zhvillua me 21 tetor pala mbrojtëse propozoi si dëshmitarë, liderin e BDI-së Ali Ahmeti, shefin e kabinetit të tij Artan Grubi , kryetarin e Komunës së Likovës Sadulla Durakun, ish zv ministrin e Brendshëm Zemri Qamili, ish drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov dhe shumë funksionarë tjerë të lartë. /lajmpress/