Ballina Kronika RAPORTI/ Shqipëria në top 5 vendet me më shumë të burgosur në...

RAPORTI/ Shqipëria në top 5 vendet me më shumë të burgosur në Evropë

SHPËRNDAJE

“Euobserver” ka publikuar një studim mbi të burgosurit në Europë. Statistikat e renditin Shqipërinë në vendin e tretë me numrin më të madh të të burgosurve në BE, ndërsa vendin e parë e mban Maroku për të vijuar më pas me Rumaninë. Sipas të dhëna të publikuara nga “Euobserver”, nëpër burgjet e vendeve të Bashkimit Evropian ka 5722 të burgosur me origjinë shqiptare, nga Maroku ka 11.706 të burgosur dhe nga Rumania 11.511 të burgosur. Nga raporti mësohet se në rastet më të shumta rumunët dënohen për krime të vogla, si vjedhje nëpër dyqane, vjedhje banesash dhe si “xhepistë”. Numri i të burgosurve me origjinë shqiptare nëpër burgjet e vendeve të Bashkimit Evropian zë vendin e tretë, për sa i përket të huajve që janë burgosur në vendet e BE-së.

RUMUNËT

“Në Gjermani, 60% e rumunëve të burgosur janë dënuar për vjedhje dhe kjo duket shumë e pazakontë, pasi shumica përfundojnë në burg për arsye të ushtrimit të dhunës dhe vjedhjeve masive”, thotë Christian Walburg, doktor në Kriminologji në Universitetin “Ëestphalian Ëilhelm”. Shumica e rumunëve të dënuar janë të varfër dhe shumë vuajnë nga diskriminimi si në vendin e origjinës ashtu edhe jashtë shtetit të tyre.

MAROKENËT

Maroku ka numrin më të madh të shtetasve që vuajnë dënime nëpër burgjet e vendeve të BE, sipas të dhënave të “Euobserver”, dhe ndërkaq në Gjermani numri i të burgosurve me origjinë nga Maroku dhe Algjeria ka shënuar rritje.Në rastet më të shpeshta, këta kanë qenë kryesisht të rinj nga shtresa të ulëta të shoqërisë, që kërkojnë një jetë më të mirë në Evropë. Shumica nuk kanë të afërm në Gjermani, nuk mund të marrin një status ligjor dhe as nuk kanë të drejtë për azil, dhe kështu ata e kanë të vështirë të bëhen pjesë e tregut të punës në Gjermani.

static-final.cdr