Ballina Lajme Rajoni Rama uron Trump për fitoren, komentuesit e ‘masakrojnë’ me komente

Rama uron Trump për fitoren, komentuesit e ‘masakrojnë’ me komente

Në reagimin e tij të parë pas fitores së Donald Trump si president i SHBA-ve, Kryeministri Edi Rama, teksa e uron për fitoren, shpreh bindjen se marrëdhënia strategjike me SHBA do të forcohet në funksion të interesave të përbashkëta.

Rama shpreh keqardhjen që “Nje mike e madhe e Shqiperise, Kosoves dhe gjithe shqiptareve, Hillary Clinton, nuk i’a doli dot te behet Presidentja e pare grua ne historine e Shteteve te Bashkuara”.

Por ajo që bie në sy, është reagimi i komentuesve pas postimit të Ramës, që i kujtojnë dekaratat e tij kundër Trump. Ata ironizojnë Ramën, që foli para kohe, për deklaratat e papjekura dhe e thumbojnë se mund ta marrë me sy të keq Donaldi.

Postimi i Ramës

Populli amerikan beri sot zgjedhjen e tij. Nje mike e madhe e Shqiperise, Kosoves dhe gjithe shqiptareve, Hillary Clinton, nuk i’a doli dot te behet Presidentja e pare grua ne historine e Shteteve te Bashkuara.

Kundershtari i saj, Donald Trump, u zgjodh Presidenti i dyzetepeste i SHBA, duke e bindur Sovranin te votoje alternativen e tij, pas nje debati te pazakonshem brenda e jashte Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Duke i uruar Presidentit Trump fitoren dhe te gjithe suksesin qe amerikanet dhe miqte e partneret e SHBA, i urojne atij vendi te madh, kam bindjen se marredhenia jone strategjike me Shtetet e Bashkuara, do te vijoje te forcohet ne funksion te vlerave e te interesave te perbashketa, te cilat e bejne Shqiperine nje mik e aleat te çmuar te popullit e te qeverise amerikane🇦🇱🇺🇸

Reagimet e komentuesve 

po c’tu desh qe fole, o burr i dheut? se njehere the qe s’do ndodhte brexiti, ndodhi, njehere the qe s’do behej trumpi president, u be. te lutem, per te qene brenda thuaj qe sala do vije ne pushtet vitin tjeter, se keshtu si e ke vetem e kunderta e asaj qe thua ndodh.

Ishalla spo tmer me sy tkeq Donaldi, Edo se u dogje masanej sbohesh mo kryeminister.
Se dihet qe amerika ju ve ene ju heq ju

man o Edi mos i prish mardheniet me Ameriken sic premtove sepse Amerika do e kete te veshtire pa ne !

Lere Trumpin ti po shih ata qarkullimet e ujit ne Shqiperi se po behet nami, si bota e trete, Dhe duam Evropen. Edi levizni ju lutem

Kur bënë hopa pa e kapercyer gropen. Nuk i takon nje kryeministri te munguar te ketij kalinri Shqiptar te rreshqas aq lehte ne vleresimin qe pate bere per Clinton. Megjitheate mire qe po e pranon

Po pra po, kerkoj falje tani edhe pse e shave. E bana pa dashje thuj, shko e qaj nja 2 ore te Luluja bashke me te se ishalla do ju fale te dyve….

E hëngrëm o Edo!!!

Hahahaha para 1 muaji e shaje klloun Edo, po e lu mir rolin

po tani çdo te behet me maredheniet shqiptaro amerikane…do te vihen ne pikepyetje?

Me ato deklarata qe ke bo ti. Po te pjerdh shum trump tani

Edhe pse do I mungoje mbeshtetja juaj besojme qe Amerika do ece ne rrugen e zhvillimit!

Deri tash e shave edhe the se sdo fitojn tash po edon se ski ka shkon shko kryeministeri i kanabisit

Te hyri frika ne palce e po ndryshon qendrim??
Po thone qe tunden malet e jo burrat!!!

mos fol kurrë para kohe, sidomos kur as nuk ta kërkon kush e as nuk është puna jote. Lëre pastaj as kur nuk je as i kualifikuar për atë gjë.

Z.kryeminister!Duhet te mesosh te behesh politikan…….dhe te besh kujdes me deklaratat e tua.Pune te mbare….

Kta ca ta thojn ne mjes nuk e thojne ne dark.. njeher tha do prishen mardhenjet me ameriken po fitoi Trupi tani thot do forcohen… cfar liderash jan keta… 2017 po vjen… shqiptar i provuat te gjith

Veq e ki honget flliqt qe je deklaru ne bbc haptas kuder trumpit
larggg Diplomacis jeni
Se kuptoni qka dot të thot Diplomaci.
Duni mi kontrollu ndjenjat e jo ndenjat juve.

Z.Rama megjithatë e keni pasur një shkarje emocionale kundër TIJ shpresoj mos të ju ketë marr SERIOZISHT.

hahahahah. po te rastisi me e taku naj here ne jeten tende , kur te pyese per deklaratat qe ke bere , ca do i thuash ? apo e ka fajin saliu

Mir mir po ju zoti rama i vetmi qeverritar në botë që dole hapur mos të fitonte trump çfar do presim nga usa tani si thua???

Ske tjeter rruge. Tani duhesh ti thurresh lavdata…
Hapi 1 qe do bej Trump ne Shqipni: TE ZHDUK KORRUPCIONIN E SORROSIT BASHKE ME HALLKAT E TIJ.

posts