Ballina Lajme Ra Kumanova e më vizituan vëllezërit e Beqir Hasanit

Ra Kumanova e më vizituan vëllezërit e Beqir Hasanit

FEJZI HAJDARI

Sot më paska kërkuar në redaksinë e Lajm-it, Gani Hasani, (vëlla ose kushëri i kryetarit të BDI-së në Çair, Beqir Hasanit), i shoqëruar nga disa persona tjerë të panjohur, në kohën kur unë nuk kam qenë në redaksi. Në atë moment nuk kam qenë në redaksi për të pranuar këta mysafirë edhe pse nuk besoj se qëllimi i kësaj vizite ka qenë i mirë, pasi vjen një ditë pas protestës në Kumanovë kundër BDI-së dhe jehonës që ia dha Lajm-i kësaj proteste. Mendoj se qëllimi ka qenë të bëjnë presion të ndryshojë politika redaktuese e Gazetës Lajm ndaj BDI-së. E kanë kot! Porosia ime është që të mos lodhen, sepse Lajm ka dëshmuar deri tani në shumë raste se nuk lëshon pe para presioneve që i bëhen.

Sidoqoftë, për këtë “vizitë misterioze” Lajm ika informuar përfaqësitë diplomatike në Shkup. Apeloj publikisht që policia të shtojë masat për sigurim të gazetës Lajm, në pajtim me kompetencat ligjore që i ka.

Mendoj se stimulimi i strukturave të BDI-së që të bëjnë presion ndaj gazetarëve dhe mediumeve vjen direkt nga kryetari i kësaj partie Ali Ahmeti, i cili kuadrot që shajnë dhe ofendojnë gazetarët i shpërblen me poste të larta në parti dhe në ekzekutiv.