Ballina Lajme Porosia e Vanhojte: Duhet 2 vjet për të organizuar zgjedhje kredibile në...

Porosia e Vanhojte: Duhet 2 vjet për të organizuar zgjedhje kredibile në Maqedoni

Ndërmjetësi evropian në bisedimet e Marrëveshjes së Përzhinës në Maqedoni kishte theksuar se duhet dy vjet për të organizuar zgjedhje kredibile. Ai këtë mesazh e kishte dhënë para largimit të tij nga Shkupi, pasi që ai ishte denoncuar si person “non –grata” nga partia në pushtet dhe që nuk mund të ishte në rolin e lehtësuesit.

“Ndjesia ime është se nuk bëhet fjalë për zgjedhje. Duhet të përpiqemi për reforma serioze. Gjithkund shoh nivel të lartë të korrupsionit. Së pari herë duhet të kthehen institucionet e rrugës së vërtetë, duke përfshirë gjyqësorin, arsimin etj. Për atë ju duhen të paktën dy vjet, bile edhe atëherë mund të mendojmë për zgjedhje të drejta”, kishte thënë Vanhojte gjatë shkurtit të këtij viti. (INA)