Ballina Opinione Përqafimi i LSDM, dëshmi se partitë shqiptare janë të shitura

Përqafimi i LSDM, dëshmi se partitë shqiptare janë të shitura

Analisti i njohur Nexhmendin Spahiu në një intervistë për agjencinë e lajmeve INA fletë për fenomenin e çuditshëm në Maqedoni, përkrahjen e partive maqedonase nga shqiptarët. 


Spahiu pa u hamendur thekson se partitë shqiptare në Maqedoni janë të shitura dhe vasale të partive maqedone.

“Kjo është një dëshmi që partitë shqiptare janë të shitura. Pse dikush t’ia jep votën Ali Ahmetit apo Menduh Thacit, e ata ta shesin votën e tij te Nikolla Gruevski, duke qenë se ata këtë pazar mund ta bëjnë vetë”, thekson Spahiu.

Megjithatë, anëtarësimin e shqiptarëve në LSDM ai sheh si dicka pozitive.

“Anëtarësimin e shqiptarëve në LSDM e shoh pozitive, pasi kjo shpien në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike në Maqedoni, interes ky i shqiptareve dhe i shtetit maqedon.

Në fenomen i tillë nuk  ka ndodhur më parë pasi shqiptarët e Maqedonisë kanë menduar se partitë shqiptare janë përcuese të interesave të tyre. Tani ashiqare është dëshmuar se ato kanë deshtuar në këtë drejtim”, shpreher Spahiu për agjencinë e lajmeve INA.

Spahiu flet edhe për transforimet që kanë ndodhur tek dy partitë kryesore të bllokut maqedonas.

“Edhe LSDM edhe VMRO kanë ndryshuar  rrënjësisht me ndryshimin e lidershipit të tyre. VMRO me shkuarjen e Georgievskit dhe ardhjen e Grujevskit, nga parti probullgare është bërë proserbe, kurse LSDM me ardhjen e Zoran Zaevit, ka bërë kthesën e kundërt. Kjo e shpjegon edhe qëndrimin e tyre ndaj shiptarëve pasi bullgarët janë aleatë tradicionalë të shqiptarëve. Bullgaria është vendi i parë ortodoks që ka njohur Kosovën. Kjo tregon për qëndrimin bullgar”, thekson ai. (INA)