Ballina Teknologji Përditësohet WhatsApp, siguri më të madhe në mesazhe

Përditësohet WhatsApp, siguri më të madhe në mesazhe

T’i siguroni bisedat dhe t’i bëni ato private nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme.

Në një kohë kur hakerët janë në gjendje që të thyejnë mbrojtjet e sigurisë në shumë pajisje, të siguroheni se informacionet tuaja janë të sigurta duhet të jetë një brengë e madhe.

Tani, WhatsApp është duke lëshuar një sistem të ri për ta siguruar këtë, me një siguri të përmirësuar që i bën bisedat tuaja private.

Nga kjo javë, WhatsApp do të prezantojë një siguri të re për përdoruesit të cilët kërkojnë t’i sigurojnë llogaritë e tyre.

Kur të aktivizohet përmes Account > dhe një verifikimi dy-hapësh, WhatsApp tani do t’i pyesë përdoruesit për një kod-kalim gjashtë shifror çdo herë që një celular i ri regjistrohet në llogarinë e tyre.

Për të ofruar mbrojtje shtesë, përdoruesit tani mund të shtojnë një e-mail adresë në llogarinë e tyre, e cila do të përdoret për ta rivënë kod-kalimin nëse e harrojnë.