Ballina Lajme Nga frika prej Arben Labënishtit, BDI nuk e kandidon Merkon për bartës...

Nga frika prej Arben Labënishtit, BDI nuk e kandidon Merkon për bartës liste?

Agjencia e Lajmeve Zhurnal mëson se në mbledhjen e sotme të këshillit të përgjithshëm të BDI-së po mbizotëron një atmosferë e tensionuar për shkak se një numër i madh i degëve të kësaj partie kanë mosmarrëveshje se cilët kandidatë duhet të rradhiten në listat për deputet.

Mosmarrëveshjet kanë kulminuar mbrëm por edhe gjatë ditës së sotme, ku pjesa dërmuese e degëve të BDI-së nuk pajtohen që në listë të vendosen disa kandidat për deputet. Situata është tensionuar edhe më shumë sidomos për vendin e tretë të garantuar, e cila i takon konform ligjit kandidates nga gjinia femërore. Pasi konform ligjit çdo e treta në listën për deputet duhet të jetë femër.

Momentalisht është duke u mbajtur mbledhja në Reçicë të Vogël, ku në degën e BDI-së të qytetit të Gostivarit ka paknaqësi të madhe për shkak se cilët emra do të nominohen lart në listën për deputet, më konkretisht se cilët kanë shance për tu bërë deputet.

Ndërkoh situatë alarmante paraqitet edhe në njësinë zgjedhore numër 5 ku bartës i listës deri në momentin e fundit ka qenë ish kryetari i Strugës, Ramiz Merko. Ky ndryshim në moment të fundit është bërë për shkak të rrezikut dhe kundërshtarit politik, Arben Llabunishtit i cili para disa javësh kaloi në Lëvizjen BESA.  Largimi i tij nga BDI ka shkaktuar një pasiguri të madhe tek partia shqiptare në pushtet, BDI e cila ka frikë se mund të humbë shumë vota në njësinë zgjedhore numër 5.