Ballina Bota Melania & Bill / Parëndësia e bashkëshortëve

Melania & Bill / Parëndësia e bashkëshortëve

Ian Bremmer

Fushata të ndryshme ato të Hillary dhe Donald, por të paktën një element të përbashkët e kanë: parëndësinë, në mos një rol negativ, të bashkëshortëve të tyre. Melania Trump ka qenë pothuaj e papranishme në fushatën elektorale. E heshtur, më pas e detyruar që të mbajë një seri fjalimesh, për t’u gjendur përballë akuzës së sikletshme të kopjimit të një pjese nga një fjalim i Michelle Obamës. Por befasia e vërtetë ka qenë zhdukja totale e Bill Clintonit nga skena elektorale. Katër vjet më parë i takoi atij, ende një udhëheqës popullor mes demokratëve, që të jepte një dorë një Barack Obame në kërkim për oksigjen. Këtë herë, Hillary është mbështetur pikërisht nga presidenti dhe nga Michelle. Ka arsye të forta për eklipsin e Billit: janë shfaqur shumë dyshime për përdorm të papërshtatshëm të një pjese të burimeve të fondacionit filantrop të familjes. Po kështu, burimi sikletosës i disa financimeve të dhënë nga regjime diktatorialë të huaj apo nga biznesmenë që shpresonin të merrnin favore. Dhe Clinton Foundation u krijua dhe menaxhua që në krye të herës, pikërisht nga Billi. I cili është lënë mënjanë, edhe për shkak të një rivënieje në dukje të skandaleve seksuale që shenjuan jetën e tij si president. Më mirë të mbahej i izoluar, sado që të ishte e mundur, sidomos pas sulmeve që erdhën prej Trumpit, në vijim të daljes së regjistrimeve me fraza seksiste të këtij të fundit. Por Billi nuk ka patur një rol dominues në këtë fushatë elektorale, edhe për shkak se nuk është ende shumë e qartë se cili do të jetë roli i “bashkëshortit të parë” në Shtëpinë e Bardhë të Hillarysë.

Ne shqip nga: www.bota.al

Loading...