Ballina Teknologji Mbyllet përgjithmonë Internet Explorer

Mbyllet përgjithmonë Internet Explorer

SHPËRNDAJE

20 vite pas krijimit të tij të parë, Internet Explorer me sa duket, është destinuar të zhduket përgjithmonë, Microsoft ka vendosur që IE të ndalojë së funksionuari. Në vend të tij do të jetë një sistem i ri navigimi, i cili do të jetë tërësisht i rinovuar.

Bëhet fjalë për një prodhim komercial, për ti prezantuar publikut një produkt tërësisht të ri i cili sjell një ndryshim shumë të rëndësishëm në mënyrën e funksionimit.

Internet Explorer ka “mbretëruar” për rreth një dekadë, duke bërë që të dalë jashtë loje Netscape në fund të viteve ’90, ndërsa madhështia e tij është venitur e zbehur pas daljes së Firefox, Chrome dhe më pas nga Apple, Safari.

Sot, përdorimi i IE ka rënë dukshëm dhe në shumë raste është nën kuotën 30% të tregut, duke pasur teknologji të prapambetur dhe version të paazhornuar.