Ballina Lajme Lëvizja BESA dënon ashpër sulmet e BDI-së ndaj Gazetës Lajm

Lëvizja BESA dënon ashpër sulmet e BDI-së ndaj Gazetës Lajm

Sulmet ndaj mediave dhe përfaqësuesve të tyre janë të papranueshme. Levizja BESA dënon ashpër kërcënimet që përfaqësues të BDI-së ia kanë bërë Gazetës Lajm dhe pronarit të saj, Fejzi Hajdari. Kjo vetëm dëshmon atë që është dëshmuar në të gjitha raportet ndërkombëtare për lirinë e shprehjes e cila është shqetësuese në Maqedoni. Jo rastësisht Maqedonia ndodhet në mesin e shteteve ku gazetarët janë njerëzit më të rrezikuar, ndërsa partitë në pushtet ndikojnë në pavarësinë editoriale duke i shantazhuar me buxhet apo tash se fundmi, edhe duke i kërcënuar drejtpërdrejtë.

Me këtë rast BESA u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që të mos bien pre e planeve të BDI-së për të inskenuar skenarë të errëta dhe të dhunshme, për çka ata janë dëshmuar disa herë, siç ishte edhe rasti i Kumanovës më 9 maj, ngase interesi i BESËS është që zgjedhjet të kalojnë pa dhunë dhe pa gurë, por me vota që më 11 dhjetor do ta vulosin përjashtimin nga skena të atyre që, përmes këtyre lojërave, synojnë ta zgjatin jetën e tyre politike.