Ballina Lajme “Lejla” kryeson përsëri “The top list”

“Lejla” kryeson përsëri “The top list”

SHPËRNDAJE

Eshtë shndërruar në një prej këngëve më të dëgjuara të momentit dhe këtë e tregojnë më së miri votat e publikut. Bëhet fjalë për treshen Elvana Gjata, Capital T dhe 2PO2 që për të dytën javë rresht renditen në vendin e parë me “Lejla”, duke mbizotëruar klasifikimin e 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Kjo javë ka sjellë ndryshime të mëdha sa i përket renditjeve ku si kënga që është ngjitur me më shumë pozicione është “Siento Amor” e Lindit dhe Venerës ndërsa kënga që ka rënë më shumë është “Wannabe” e Janex.

Dy projekte të reja janë bërë pjesë e “The Top List”, të cilat janë pozicionuar më së mirë në këtë renditje. “Stoli i trendafilave” e Alban Skënderaj është një prej prurjeve më të reja të Top Listës, duke bërë kështu që Albani të jetë me 3 këngë në listë.

“Në rrugët e këtij qyteti” është projekti tjetër muzikor që është futur për herë të parë në “The Top List”.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”: topaëards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund të na sugjeroni këngët që mendoni se duhen të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar, java e 47-të e “The Top List”, Top Awards:

1. Elvana Gjata ft. Capital T & 2PO2 – Lejla

2. Ledri Vula – A jena mire

3. Xhensila – Hight Love

4. Majk – Kcen

5. Elvana Gjata – Njesoj

6. Getinjo ft. Kida – Ku je

7. Samanta – Si Ai

8. Samanta ft. Gent Fatali – Na e dina

9. Flori Mumajesi ft. Ledri Vula – Beautiful

10. Ghetto Geasy ft. Majk – Ajo

11. Capital T ft. Dhurata Dora – Bongo

12. Butrint Imeri – E jona

13. Ardit Cuni ft. Vesa Smolica – Jena na

14. Ardian Bujupi & Dalool – E embel

15. Alban Skenderaj – Duart Lart

16. Alban Skenderaj – Engjell

17. Ledri Vula ft. Flori Mumajesi – Nuk ma la

18. Era Istrefi – Bonbon

19. Vig Poppa ft. Tuna – Zemra Jem

20. Ledri Vula – Kings

21. Lyrical Son – I re pishman

22. Besa Ft. Flori – 123

23. Lindon – Summer Luv

24. Mc Kresha & Lyrical Son ft. Keepman – Thirri Krejt Shoqet

25. Mc Kresha & Lyrical Son ft. Ledri Vula – Hip Hop

26. Adrian Gaxha ft. Franques – My Girl

27. Venera ft. Lind – Siento Amor

28. NRG BAND – Mos ma le fajin

29. Nora Istrefi – Majem

30. Ylli Limani – Pritem se po vi

31. Vedat Ademi ft. J. Gashi – Thirrem Dashuri

32. Mc. Kresha ft. Lyrical Son – Spo ma nin

33. Keisi – Sa larg

34. Alban Skenderaj – Stoli i trendafilave

35. Young Zerka – Love

36. Seven Saraqi ft. Tonic – Shtinja flaken x Edhe njo

37. Dafina -Shot Calling

38. Lumi B – Aha Aha

39. Bim Bimma – Shqipet Nalt

40. Edona Reshitaj –Ne rruget e ketij qyteti

41. G4shi – Personal

42. Pre Menstrual Syndrome – Sugar

43. KAOS – Vandami

44. Renis Gjoka – Po Tani?

45. Janex ft. Dabo – Wannabe

46. Dj Aldo ft. Melloquence – Hands Up

47. Offchestra – Pa jelek

48. G4shi – Rose Gold

49. Janex – Memories

50. Mateos Frroku – M’ka bo Like