Ballina Bota Ky është muri që Trump propozon të ndërtohet në kufi me Meksikën...

Ky është muri që Trump propozon të ndërtohet në kufi me Meksikën (foto)

Arkitektët meksikanë nga “Estudio 3.14”, një firmë dizajni me bazë në Guadalajara, ka punuar në kompjuter një mur gjigand i cili është ngjyrë rozë dhe që do të shtrihej në një distancë prej 3144 kilometrash, i quajtur “Muri-Burg”.

Ky është muri që sipas tyre është propozuar nga kandidati amerikan për postin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Ata thonë se terreni malor do ta bënte të vështirë ndërtimin e këtij muri, por edhe nëse do të bëhej, do të prishte raportet me Meksikën, raporton “BusinessInsider”.

Siç është komentuar edhe më gjerë, ndërtimi i këtij muri do të kushtonte jashtëzakonisht shumë, ndërsa presidenti meksikan, Enrique Pena Nieto, ka thënë se vendi i tij nuk do të paguante kurrë për të.

Gazetarja e CNBC-së, Kate Drew, ka shkruar se ndërtimi do t’i kushtonte qeverisë amerikane 15 deri në 25 miliardë dollarë. Mirëmbajtja dhe angazhimi i 21,000 agjentëve si patrullues të kufirit do të kushtonte rreth 2.1 miliardë dollarë në vit, sipas CNBC-së.

“Estudio 3.14” ka paraqitur në skicë se si do të dukej ky mur:

1 20161107185258348 20161107185329635 20161107185336394 201611071854372036461