Ballina Top Lajm Komandant Malisheva letër nga burgu i Prilepit (4): Ja çka biseduan Mirsad...

Komandant Malisheva letër nga burgu i Prilepit (4): Ja çka biseduan Mirsad Ndrecaj e Beg Rizaj me agjentët e shërbimit sekret maqedonas (DBK)

Në vazhdimin e katërt të letrës së dytë të cilën e ka siguruar Bota Sot, Muhamet Krasniqi – Komandant Malisheva tregon detaje të takimit të Mirsad Ndrecajt e Beg Rezajt me agjentët maqedonas, çka foruan dhe çka kërkuan agjentët maqedonas nga Grupi I Kumanovës?

Kush e ka inçezuar bisedën në mes të Mirdad NDrecajt e Beg Rizajt me agjentët maqedonas?

Thashethëmet nëpër gazeta ditore shqiptare në Kosovë, në Shqipëri e Maqedoni të disa analistëve , politikanëve ,gazetarëve e të disave të tjerëve që flasin ne emër të grupit të Kumanovës janë të patolerueshme.

Duke parë e lexuar shumë analiza të analistëve në gazeta e mora lapsin që të shkruaj dhe që të ju informoj të gjithëve se qëllimi ynë në përgjithësi ka qenë kombëtar. Duke I pa politikanët në Maqedoni se nuk e kanë për qellim implemetimin e marrëveshjes së Ohrit e gjersa gjendja tek populli shqiptar sa vinte e vështirësohej UÇK-ja ka filluar riorganizmin e saj .

Në një analizë të analistit Nuhi Matoshi kam lexu se në rastin e Kumanovës kanë luftuar shërbimet secrete.

Shërbimi sekret maqedonas na ofroi para, biznese vetëm që të mos e nisnmim luftën në Kumanovë

Ne si pjesëtar të përhershëm të UÇK-së nuk kemi qenë antarë të strukturave sekrete asnjëherë. Shërbimet sekrete neve na kanë ndjekur, është e vërtët dhe gjatë kësaj kohe të ndjekjeve përgjatë ndjekjeve Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj janë takuar me disa agjentë të DBK-së së Maqedonisë.

Takimi ka pas karakter të mobilizimit dhe ata kanë kërkuar që mos të riaktivizohet UÇK-ja, sepse Maqedonia nuk mund të luftonte me UÇK-në. Në ëktë takim agjentët maqedonas u kanë ofru Mirsad Ndrecës dhe Beg Rizës para sa të doni vetëm mos nisni luftë. U është ofruar bizneze e shumë favore të tjera, vetëm mos të ju prishet qetësia pushtetarëve maqedonas.

Ndrecaj dhe Rizaj nuk kanë pranuar as para e as biznes, këta kanë kërkuar federalizimin ose konfederat në baza etnike në Maqedoni dhe së pari kanë kërkuar të ndriçohen menjëherë rastet e orkestruara Sopoti, Monstra, vrasja e komandant Kushtrimit, dhe shumë orkestrimeve ku qindra shqiptar po vuajnë dënime pafajshëm, dhe është kërkuar lirimi pa kusht I rasteve në fjalë, Sopot ,Monstra ,Brodeli.

Mirsad NDrecaj ka inçezuar bisedën me agjentët maqedonas

Pas një bisede që ka zgjat plot tre orë e shtatë minuta, Mirsad Ndrecaj e ka inçizuar bisedën dhe ju ka tregu që bisedën e ko inçezuar për të dal e vërteta. Ky inçezim tregon qartë që nuk kemi qenë djem që shitemi për para e për bizneze sepse jemi bij të Kosovës. Të gjithë e kemi pasur dhe e kemi gjendjen financiare të mirë e poashtu edhe një pjesë e mirë e shqiptarëve të Maqedonisë që morën pjesë në luftimet në Kumanovë.