Ballina Teknologji Kina krijon superkompjuterin më të shpejtë në botë

Kina krijon superkompjuterin më të shpejtë në botë

Inxhinierët kinezë sapo kanë vendosur një rekord të ri botëror në informatikë. Superkompjuteri Sunway TaihuLight 3-fishon shpejtësinë e kompjuterit të mëparshëm më të shpejtë. Inxhinierë kanë përdorur teknologjinë e tyre të çipit artizanal TaihuLight.

“Si sisteni i parë kinez që është i bazuar plotësisht në procesorë ‘homegrown’, sistemi Sunway TaihuLight demonstron përparim të rëndësishëm që Kina ka bërë në fushën e projektimit dhe prodhimit të sistemeve të llogaritjes në shkallë të gjerë”, tha drejtori i Qendrës Dr. Guangwen Yang në një intervistë, raporton TechSot.Al.

 

TaihuLight ka 41.000 çipe dhe 26 bërthama procesori. Në total, pajisja ka rreth 10.7 milion bërthama. Mbajtësi i mëparshëm i rekordit, Tianhe-2, ka qenë krijuar sërish nga inxhinierët kinezë. Kina ka mbajtur vendin e parë për superkompjuterët për tre vitet e fundit. Tianhe-2, aka Milky Way-2, janë krijuar nga Universtiteti Kombëtar i Mbrojtjes së Teknologjisë. Ajo kryen 33.8 katrilion llogaritje në një sekond.

Kompjuter tjetër jo-kinez i renditur si i treti është një kompjuter nga SHBA. TaihuLight është rreth pesë herë më i shpejtë dhe më i fuqishëm se sa më i miri i SHBA-së./TechSot.Al

Loading...