Ballina Bota Kërcënohet Donald Trump. Shikoni si e heqin nga podiumi truprojat (Video)

Kërcënohet Donald Trump. Shikoni si e heqin nga podiumi truprojat (Video)

Kandidati republikan për president në SHBA, Donald Trump është përplasur me një incident gjatë një fjalimi në fushatën e tij në Nevada.

Gjatë kohës kur Donald Trump po fliste nga podiumi oficerët e shërbimit sekret e larguan atë me shpejtësi. Trump i frikësuar u është bindur atyre dhe brenda disa sekondash është zhdukur nga podiumi.

Pas ngjarjes një person u shoqërua i prangosur, ndërsa u raportua se ai kishte një armë, por Shërbimi Sekret e mohoi pas kontrollit që iu nënshtrua, për më tepër shikoni videon që e tregon këtë moment.