Ballina Lajme Kastrioti i BESËS: Pa “Ridefinim” nuk mund të flasim për koncepte qytetare

Kastrioti i BESËS: Pa “Ridefinim” nuk mund të flasim për koncepte qytetare

SHPËRNDAJE

Anëtari i Kryesisë Qendrore të Lëvizjes BESA, Kastriot Rexhepi, në debatin televiziv në emisionin Top Tema në Televizionin Telma, duke folur për situatën aktuale politike dhe pozitën e shqiptarëve në shtet, ka theksuar se Lëvizja BESA tanimë dy vite po angazhohet seriozisht që realiteti shoqëror të reflektohet edhe në sistemin shtetërorë, duke argumentuar më tej se si shoqëri përballemi me probleme etnike, ku shteti diskriminon në baza etnike dhe për t’u zgjidhur kjo medoemos duhet bërë deetnizimi i shtetit, pra shteti të jetë i të gjithë qytetarëve e jo ekskluzivisht i maqedonasve. Pa u ndryshuar ky realitet, vështirë se mund të flasim për koncept qytetarë.

Më tej Kastriot Rexhepi deklaroi se shqiptaret kanë subjekt shqiptar që i përfaqëson interesat e tyre dhe ajo është Lëvizja BESA, ne jemi të interesuar të bisedojmë rreth platformës Ridefinimi dhe jemi të bindur se shqiptaret do të votojnë platformën tonë, me çka shtoi se Maqedonia o do të “Ridefinohet”, o do të shkatërrohet!

Rexhepi po ashtu theksoi: “Ne jemi të bindur si Lëvizja BESA se së bashku me RDK-në dhe me një plejadë të intelektualëve që na bashkohen për çdo ditë dhe përqafojnë platformën tonë, ne e kemi kombinimin fitues për zgjedhjet e 11 dhjetorit dhe pas kësaj date BDI do të jetë një histori e keqe për shqiptarët”.