Ballina Top Lajm Kanadaja kërkon 300 mijë emigrantë: Ja profesionet dhe kriteret që kërkohen

Kanadaja kërkon 300 mijë emigrantë: Ja profesionet dhe kriteret që kërkohen

SHPËRNDAJE

Po, Kanadaja është ende vendi më i preferuar në Tokë për emigrantët. Për aq kohë sa ju jeni një person i aftë dhe i gatshëm për të mësuar, punëdhënësit do ju marrin në biznesin e tyre dhe në fund, ju lejoheni të hyni në Kanada. Vendi ofron mundësi të panumërta për punëtorët e kualifikuar nga çdo cep të botës. Një punë me paga të larta, norma e ulët e taksave dhe shërbimet  shëndetësore me cilësi të lartë dhe të arsimit, e bëjnë Kanadanë vendin më të mirë në botë për të jetuar.

Në vitin 2017, vendi do të hapë dyert dhe do të pranojë 300 mijë emigrantë, edhe pse rekomandimet ishin për rritje të numrit të tyre në mënyrë që vendi të ketë më shumë fuqi punëtore dhe rritje ekonomike.

Qeveria tha se baza e pranimeve do të jetë fillimisht 300,000 si banorë të përhershëm dhe shumica e tyre që do të përzgjidhen do të jenë emigrantë ekonomikë.

Këtë vit, sikurse ka ndodhur që nga 2011, Kanadaja ka pranuar 259 mijë shtetas të huaj, ndaj për ministrin e Emigracionit John McCallum duke e bërë objektivin e përvitshëm 300,000 është një themel i fortë.

Ashtu si shumë vende të zhvilluara, Kanadaja ka një popullsi prej 35 milionë banorësh, por shumica në plakje, çka përbën një sfidë për rritjen ekonomike. Një këshille ekonomike e rekomanduar së fundmi për vendin, ishte që Kanadaja të rriste objektivin e saj vjetor të emigracionit për 450,000 gjatë pesë viteve të ardhshme.

Lidhur me këtë shifër, ministri i Emigracionit tha se ishte e mundshme, por jo për vitin 2017. Ndërsa numri i emigrantëve ekonomikë do të rritet ndjeshëm, numri i refugjatëve që do të pranohen do të ulet po ashtu ndjeshëm nga 56 mijë në 40 mijë azilantë.

Rregullorja

Sipas rregullores që ka përcaktuar qeveria kanadeze, aplikimi kalon nëpër disa faza, por më e rëndësishmja është intervista, në të cilën merret edhe vendimi për kualifikimin apo jo të kërkesës së aplikantit.

Intervista zhvillohet në Konsullatën Kanadeze midis një oficeri të imigracionit kanadez dhe aplikantit. Pas përfundimit me sukses të saj duhet që aplikanti të kryejë një kontroll mjekësor nga një mjek i njohur prej Qeverisë Kanadeze. Ky kontroll duhet të bindë Ambasadën se personi në fjalë dhe anëtarët e familjes së tij nuk paraqesin problem për shëndetin publik kanadez me gjendjen e tyre shëndetësore.

Disa Ambasada pas marrjes së rezultatit të analizave mjekësore i kërkojnë aplikantit të transferojë fonde të mjaftueshme monetare në një llogari bankare në Kanada të hapur në emër të tij.  Nga ana tjetër, që Ambasada të marrë vendimin përfundimtar, pra lëshimin e vizës, duhet që edhe Ministria e Brendshme Kanadeze të japë miratimin e saj pas shqyrtimit që ajo i bën të dhënave personale të aplikantit.

Profesionet

Për të siguruar një qëndrim të përhershëm në një prej qyteteve të Kanadasë duhet të plotësoni formularët e duhur, në bazë të interesit që ju keni. Nëse jeni një profesionist i kualifikuar dhe nëse nuk keni një ofertë pune, atëherë duhet të pajiseni me një kod (NOC), që përbëhet nga katër shifra dhe që identifikon profesionin në të cilin ju dëshironi të punoni. Ekziston një listë prej 520 lloje punësh.

Profesionet më të kërkuara janë: kuzhinierë, menaxherë restorantesh, infermierë, arkitektë, mjekë, dentistë, biologë, mjekë familjeje, farmacist, psikolog, asistentë socialë, elektricistë, hidraulikë dhe ndërtues. Pasi të keni identifikuar profesionin, do t’i nënshtroheni një testimi, ku duhet të grumbulloni të paktën 67 pikë ndaj 100 pikëve të mundshme.