Ballina Kronika Ja videoja e hajdutëve të xhamisë në Shkodër, sot u arrestuan

Ja videoja e hajdutëve të xhamisë në Shkodër, sot u arrestuan

Dy të rinj, njëri prej tyre adoleshent, janë ndaluar si autorë të grabitjes së xhamisë “Ebu Bekër” në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër.

Policia informoi sot se janë ndaluar Sokol Marku, 25 vjeç, banues në lagjen “Guerrile” Shkodër dhe Erjon Kasemi, 16 vjeç, banues në lagjen “Barbullush”.

Grabitja ndodhi mbrëmjen e 7 nëntorit 2016.

Ora News siguron momentin kur dy të rinjtë hyjnë në derën anësore të xhamisë për të kryer grabitjen.

Në video, njëri prej grabitësve mban një objekt në dorë.

Ditën e grabitjes policia tha se dera anësore ishte thyer me levë dhe pasi kanë hyrë brenda, kanë hapur arkën e parave, e cila sipas të dhënave të myftinisë Shkoder kishte të hollat e hedhura 4 ditët e fundit nga besimtarët myslimanë.

Shuma e marrë nuk dihet, ndërsa 2 grabitësit kanë shfrytëzuar momentin kur thuajse i gjithë qyteti i Shkodres, pikërisht rreth orës 22.46 minuta, ishte izoluar si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, për të kryer grabitjen e xhamisë.

Policia është njoftuar vetëm në orët e para të mëngjesit, atëherë kur imami dhe besimtarët i janë drejtuar xhamisë për kryerjen e ritit të faljes.

Ata kanë konstatuar derën dhe arkën e dëmtuar, duke njoftuar uniformat blu.

Këto të fundit nisën hetimet në vendngjarje si dhe siguruan pamjet filmike të grabitjes, ku 2 personat në fjalë dallohen qartë gjatë momentit të hyrjes në xhami./ORA