Ballina Lajme Ja kush janë bartësit e listave të VMRO-DPMNE

Ja kush janë bartësit e listave të VMRO-DPMNE

VMRO-DPMNE ka dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë në KSHZ, pak minuta para mbylljes së afatit. Këto lista zgjedhore nuk ndryshojnë fare nga ato të zgjedhjeve të prillit që ishin anuluar.

Lideri i kësaj partie, Nikolla Gruevski është bartës liste në Njësinë 4, ku do të përballet me liderin e LSDM, Zoran Zaev.

Në njësinë zgjedhore numër 1 është bartës Nikolla Poposki, ministër aktual i Punëve të Jashtme.

Në njësinë zgjedhore numër 2 është bartës Nikolla Todorov, ministër aktual i Shëndetësisë.

Në njësinë zgjedhore numër 3 është bartës Ilija Dimovski, deputet aktual.

Në njësinë zgjedhore numër 5 është bartës Antonio Milloshoski, deputet aktual.

Në njësinë zgjedhore numër 6 është bartës Vllatko Gjorçev, deputet aktual.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakDear Trump
Artikulli tjetërAli Ahmeti ia kërkon votat diasporës