Ballina Sport Izraeli tërheq paralajmërimet, vazhdon urrejtja ndaj arbitrit

Izraeli tërheq paralajmërimet, vazhdon urrejtja ndaj arbitrit

Izraeli ka vendosur të tërheqë paralajmërimet për të gjithë izraelitët që udhëtojnë drejt Shqipërisë.

Zyra e Antiterrorizmit e hoqi paralajmërimin pas përfundimit të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit, e fituar nga miqtë me rezultatin 0-3.

Përpara ndeshjes u arrestuan të paktën 15 persona.

Zyra e Antiterrorizmit, pjesë e zyrës së kryeministrit izraelit, tha se po e heq paralajmërimin për shkak të “përpjekjeve domethënëse parandaluese nga forcat shqiptare” dhe për shkak se ndeshja mbaroi.

Por pavarësisht se ndeshja mbaroi, jehona e saj vazhdon.

Shumë media gjermane shkruajnë se arbitri i ndeshjes, Denis Aytekin, gjermani me origjinë turke, ka rënë pre e urrejtjes së fansave shqiptarë.

Arbitri Aytekin nxori me të kuqe dy lojtarë të Shqipërisë dhe akordoi dy penallti për Izraelin.

“Me nëntë lojtarë në fushë, shqiptarët nuk kishin asnjë shans ndaj Izraelit,” shkruan Sport1.

Pas ndeshjes, shqiptarët sulmuan arbitrin turk në faqen e tij në FB, duke e fyer rëndë.

Ai u detyrua të mbyllë faqen.

Jo vetëm kaq, ata ndryshuan edhe faqen në Ëikipedia ku flitet për arbitrin gjerman.

“Aytekin është arbitri më i korruptuar i FIFA-s, ai jep pa asnjë arsye kartona të kuq dhe të verdhë,” shkruhet në faqe.

Pak më vonë ky shënim u hoq.